Skip to content

Po bënte punime në shtëpi – ajo që zbuloi tronditi komshiun, përfundon në polici!

Kur nis të ndërtosh diçka, sidomos pranë objekteve të tjera, gjëja e parë që duhet marrë parasysh është të mos dëmtohen të tjerët – qofshin komshinj apo biznese pranë. Por jo gjithmonë ndodh kështu.

Një 63-vjeçar në qytetin e Pukës ka nisur ndërtimin e një objekti pa marrë masat e nevojshme, duke shkaktuar dëme në banesën e komshiut të tij.

Shtetasi S.H., 45 vjeç, pasi konstatoi dëmtimet në pronën e tij, ka bërë kallëzim në Policinë e Pukës.

Pas verifikimeve në vendngjarje, efektivët kanë konstatuar se shtetasi N.J., 63 vjeç, jo vetëm që kishte dëmtuar banesën fqinje, por gjithashtu po kryente punime ndërtimi pa leje.

Si pasojë, ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *