Skip to content

Tragjedi në Austri: Burri vret bashkëshorten shqiptare!

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Austri: Burri dyshohet se vrau bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Austri, ku një burrë me origjinë nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare.

Sipas mediave austriake, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, në komunën Baden. Viktima është gjetur në oborrin e banesës me plagë të rënda në trup, të shkaktuara si nga mjet prerës ashtu edhe nga armë zjarri.

Autori i dyshuar, një 47-vjeçar, është arrestuar menjëherë nga policia dhe ndodhet në paraburgim.

Sipas hetimeve paraprake, çifti kishte pasur konflikte të shpeshta kohët e fundit, megjithatë motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.

Autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në krim.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *