Sipas një studimi ku morën pjesë rreth 100 të moshuar, u vu re se ata që flinin rreth 8 orë në natë kishin një funksionim më të mirë të trurit.
Nga ana tjetër, personat që flinin më pak se 5 orë e gjysmë shfaqnin rënie në aftësitë njohëse. Megjithatë, studiuesit theksojnë se në këtë ndikojnë edhe faktorë të tjerë, si mosha, gjinia dhe prania e sëmundjeve si Alzheimeri.