Çfarë po ndodh?! SHBA tërhiqen nga Siria pas 12 vitesh – fundi i një epoke!
1 min read

Çfarë po ndodh?! SHBA tërhiqen nga Siria pas 12 vitesh – fundi i një epoke!

FUNDI I NJË EPOKE: SHBA tërhiqet nga Siria, konvoji i fundit largohet nga baza ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar zyrtarisht praninë e tyre ushtarake në Siri, duke mbyllur një kapitull që zgjati mbi 12 vite. Konvoji i fundit amerikan është larguar nga baza Kasrak, në verilindje të vendit, ndërsa kontrolli i saj tashmë ka kaluar në duart e ushtrisë siriane.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga agjencia North Press tregojnë kolona të gjata automjetesh të blinduara dhe kamionësh që largohen nga baza në provincën Hasaka. Në sfond dallohet edhe tym i zi, i cili, sipas burimeve nga terreni, vjen si pasojë e shkatërrimit të pajisjeve ushtarake që nuk mund të transportoheshin.

Sipas burimeve të sigurisë dhe dëshmitarëve lokalë, kontrolli i bazës Kasrak i është dorëzuar divizionit të 60-të të ushtrisë siriane.

Një tërheqje e planifikuar prej muajsh

Largimi nuk ishte i papritur. Procesi i tërheqjes nisi në fund të shkurtit 2026, kur kolonat e para me pajisje dhe mjete të rënda u drejtuan drejt kufirit me Irakun, kryesisht në zonat kurde në veri.

Në javët që pasuan, SHBA evakuoi edhe baza të tjera strategjike, përfshirë Al-Shaddadi dhe Rmeilan. Deri në mars, shumica e këtyre bazave kishin kaluar tashmë nën kontrollin e forcave siriane.

Ndryshimet në terren dhe marrëveshjet e reja

Forcat amerikane hynë në Siri në vitin 2014, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it, duke ndërtuar baza ushtarake dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Forcat Demokratike Siriane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *