Skip to content

E RËNDË në Kosovë: Raportohen të vdekur, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve të para, ai është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare rreth orës 12:20. Mjeku kujdestar dyshon se shkak i vdekjes mund të ketë qenë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi, ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, gjatë kohës që po hante.

Familjarët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt QKMF-së, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *