🚨 TRONDITET MEMALIAJ: Breshëri plumbash në qendër, dy të vrarë!
Mbrëmja e sotme është kthyer në një skenë krimi në Memaliaj, ku të shtëna të shumta me armë zjarri kanë përhapur panik mes qytetarëve.
Sipas informacioneve të para, gjithçka nisi nga një sherr i ashpër mes dy personave në qendër të qytetit, i cili brenda pak minutash doli jashtë kontrollit dhe degjeneroi në përdorimin e armëve.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet për dy viktima si pasojë e shkëmbimit të zjarrit. Njëri prej tyre raportohet të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në konflikt, ndërsa viktima e dytë mbetet ende e paqartë nëse ishte pjesë e përplasjes apo kalimtar i rastësishëm.
Zona është rrethuar nga policia, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.
🔴 Detajet janë ende të paqarta – priten zhvillime të tjera…
Post Views: 14