Nëse i lani rrobat në temperatura më të ulëta se 60°C, mund të rrezikoni shëndetin tuaj. Baktere të rrezikshme si Escherichia coli mund të përhapen lehtësisht përmes rrobave kur ato lahen në temperatura të ulëta.
Madje, ekziston mundësia që disa baktere të mbijetojnë edhe pas larjes në 60 apo 90 gradë. Edhe pse ky bakter gjendet normalisht në zorrët e njerëzve dhe kafshëve, disa lloje të tij mund të shkaktojnë infeksione urinare dhe probleme serioze të zorrëve, që në raste të rënda mund të jenë edhe kërcënuese për jetën.
Larja në 30°C shpesh duket më praktike për shkak të kursimit të energjisë dhe kohës më të shkurtër, por duhet ditur se bakteret jetojnë në temperaturën e trupit prej 37°C. Kjo do të thotë se vetëm temperaturat më të larta se kjo mund t’i shkatërrojnë ato në mënyrë më efektive.
Shumë njerëz mendojnë se mjafton t’i lajnë çarçafët një herë në muaj, por rekomandohet që këllëfi i jastëkut të lahet çdo 5 ditë, ndërsa çarçafët çdo 10 ditë, në temperatura mbi 60°C, për të siguruar higjienë më të mirë.