Kuvendi i Kosovës miraton ligjin për masat ndaj produkteve bazë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut.
Pro këtij projektligji votuan 63 deputetë, duke siguruar kalimin e tij në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk mori pjesë në votim, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e përkrahën këtë ligj.