Skip to content

LAJM I FUNDIT: Qeveria merr vendimin – ja si do llogariten paratë tuaja!

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 6.4% – ja si do zbatohet nga 2026

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në masën 6.4%, një vendim që do të ndikojë në llogaritjen e pensioneve të reja duke filluar nga 1 janari 2026.

Sipas vendimit, ky indeks do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar të vitit 2024, e cila përfshin kontributet e paguara ndër vite dhe rivlerësimet përkatëse. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në masën fillestare mujore të pensioneve për ata që do të dalin në pension pas kësaj date.

Gjithashtu, janë përcaktuar kufijtë maksimalë të bazës së vlerësuar:

Për periudhën 1994–2001, baza nuk mund të kalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi

Për periudhën nga 2002 e në vazhdim, zbatohet paga maksimale e miratuar sipas ligjit

Efektet financiare të këtij vendimi do të aplikohen vetëm për pensionet e reja dhe do të mbulohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Vendimi hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe nis zbatimin nga 1 janari 2026.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *