Skip to content

Do habiteni! 4 përfitimet e fuqishme të kafes turke që s’i dinit!

Për shumë njerëz, kafeja turke është rituali i përditshëm i mëngjesit – por përveç shijes së saj karakteristike, ajo fsheh edhe disa përfitime të rëndësishme për shëndetin.

Më poshtë janë disa nga arsyet pse kjo pije tradicionale konsiderohet e dobishme:

Ka shumë pak kalori

Një filxhan kafe e zezë, pa sheqer apo qumësht, përmban vetëm rreth 5 kalori dhe aspak sheqer. Shtesat si qumështi apo ëmbëlsuesit e rrisin ndjeshëm vlerën kalorike.

Ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit

Kafeina ndikon në djegien e yndyrës dhe mund të rrisë metabolizmin. Studimet sugjerojnë se konsumimi i kafes së zezë mund ta përshpejtojë metabolizmin deri në 11%.

Ka efekt diuretik

Kafeja nxit eliminimin e lëngjeve nga organizmi, duke ndihmuar në pastrimin e trupit nga substancat e padëshiruara. Ndjenja për të shkuar më shpesh në tualet pas konsumimit është krejt normale.

Mund të ulë rrezikun e disa sëmundjeve serioze

Disa studime kanë treguar se përbërësit e kafes mund të ndihmojnë në kontrollin e rritjes së qelizave dhe të reduktojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, veçanërisht atij të mëlçisë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *