Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Alarm nga mjekët: Ky produkt që konsumojmë çdo ditë po rrit rrezikun për shëndetin!

Posted on April 29, 2026 by admin

Mjekët kardiopediatër japin alarmin: Po rritet numri i fëmijëve me probleme kardiake nga pijet energjike

Mjekët specialistë të kardiologjisë pediatrike po ngrenë shqetësimin për një rritje të ndjeshme të rasteve me probleme në zemër tek fëmijët, si pasojë e konsumimit të pijeve energjike.

Në një intervistë, Numila Kuneshka, shefe e Shërbimit të Kardiologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, thekson se jo vetëm që është shtuar numri i konsultave, por janë rritur edhe rastet që kërkojnë trajtim spitalor.

“Vërejmë një rritje të vazhdueshme të rasteve, si dhe ulje të moshës së fëmijëve që konsumojnë pije energjike. Po hasim raste që nga mosha 9–10 vjeç, madje edhe shtrime në spital për shkak të dëmeve që këto pije shkaktojnë,” – shprehet mjekja Kuneshka.

Sipas saj, pijet energjike janë të papërshtatshme dhe të rrezikshme për fëmijët dhe adoleshentët për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës dhe sheqerit.

“Ato përmbajnë nivele shumë të larta kafeine, shpesh më shumë se kafeja, duke shkaktuar ankth, çrregullime të gjumit dhe nervozizëm. Gjithashtu, përmbajtja e lartë e sheqerit ndikon në shtimin e obezitetit, dëmtimin e dhëmbëve dhe rrit rrezikun për diabet të tipit 2,” – shton ajo.

Më shqetësuese, sipas mjekes, janë efektet që këto pije kanë në sistemin kardiovaskular dhe neurologjik të fëmijëve.

“Fëmijët paraqiten me takikardi, rrahje të shpejta të zemrës, dhimbje gjoksi, ndërsa në raste të caktuara janë regjistruar edhe kriza epileptike,” – paralajmëron ajo.

Mjekja thekson se shumë nga këto probleme shëndetësore mund të fillojnë që në moshë të hershme dhe të kenë pasoja afatgjata.

Në fund, ajo u bën thirrje prindërve të jenë më të vëmendshëm dhe të komunikojnë me fëmijët e tyre për rreziqet që sjell konsumimi i pijeve energjike.

“Të flasin hapur me fëmijët dhe t’i ndërgjegjësojnë për dëmet që këto produkte mund të shkaktojnë në shëndetin e tyre,” – përfundon ajo.

Post Views: 202

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Rama u përgjigjet protestuesve: “Kush më quan tradhtar…”
  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme