Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Ilir Meta del nga burgu pas disa orësh? Avokati pret vendimin LIVE!

Posted on May 5, 2026 by admin

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka folur në një lidhje “Breaking” në Top News, ku u shpreh se Meta duhet të lirohet nga paraburgimi.

Sipas tij, dita e sotme përbën një fitore për avokatët, pasi janë vendosur standarde të reja lidhur me masat e paraburgimit. Cakrani theksoi se vendimi i gjykatës, i cili i jep të drejtë personit nën hetim, është ankimuar nga prokurori i çështjes.

Ai shtoi se Meta nuk duhej të ishte arrestuar dhe se, sipas vendimit të sotëm, ai duhet të jetë i lirë që nesër. “Gjykata e ka thënë qartë: Gjykata e Posaçme duhet ta lirojë Metën nga paraburgimi. Tani i takon prokurorit të argumentojë pse Meta përbën rrezikshmëri,” u shpreh avokati.

Cakrani ngriti gjithashtu pyetjen nëse ekzistojnë dëshmitarë kundër Metës, duke shtuar se me këtë praktikë të re, shumë qytetarë shqiptarë mbahen në paraburgim pa një arsyetim të fortë ligjor.

Ai theksoi se gjykatat duhet të vlerësojnë çdo rast duke analizuar nëse masat alternative janë të përshtatshme dhe nëse personi paraqet rrezikshmëri shoqërore. “Nëse ka rrezikshmëri, atëherë paraburgimi justifikohet, por sot u rrëzua një alibi e ndërtuar më parë. Ishte një vendim i vonuar, por i drejtë. Sot avokatët fituan një betejë,” përfundoi Cakrani.

Post Views: 159

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar
  • VIDEO/ Edi Rama hap kamerat gjatë tubimit, qytetarët reagojnë me thirrje: “Jep dorëheqjen!”
  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë
  • Stresi dhe babai i tij përplasen me qytetarët në protestë, tentojnë ta kthejnë protestën pro PD-së
  • “Shqiptarët tejkaluan çdo pritshmëri, shtohen thirrjet për largimin e Ramës”

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme