Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Ngjarje e rëndë në Durrës: Dy fëmijë viktima, autorit i vjen lajmi i keq!

Posted on May 6, 2026 by admin

Shoferi i aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një i tretë mbeti i plagosur rëndë, është paraqitur sot para trupit gjykues.

Ai është shfaqur i qetë në sallën e gjyqit, ndërsa, sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi, asnjë nga familjarët nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Mësohet se ata kanë refuzuar t’i sigurojnë një avokat, duke bërë që mbrojtja t’i caktohet nga shteti.

Ndërkohë, fëmijët e autorit, Nikoll Radaçi, kanë reaguar publikisht në emisionin “Shqipëria Live”, duke shprehur dhimbjen dhe duke kërkuar falje për tragjedinë e shkaktuar nga babai i tyre.

“Në radhë të parë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave. Në emrin tonë kërkojmë falje për këtë ngjarje të rëndë. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen për humbjen e dy fëmijëve të pafajshëm,” u shprehën ata.

Ata theksuan se nuk kanë pasur asnjë kontakt me të atin që pas arrestimit dhe se ai duhet të përballet me drejtësinë për veprimin e tij.

“Ne nuk po e justifikojmë atë që ka ndodhur. Ai duhet të marrë dënimin e merituar. Por ju lutemi të mos fajësohemi ne si fëmijë për një veprim individual,” deklaruan ata, duke shtuar se situata ka ndikuar rëndë edhe tek ta.

Fëmijët treguan gjithashtu se janë larguar nga banesa për arsye sigurie, pasi ndihen të rrezikuar pas ngjarjes së rëndë.

“E dimë që asgjë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve të viktimave, por ne e ndajmë këtë dhimbje me ta,” përfundon reagimi i tyre.

Post Views: 204

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Mësuesja nga Shkupi ndërron jetë gjatë procesit mësimor
  • Avokati i njohur bën paralajmërim të fortë për Edi Ramën, zbulon detaje që pritet të nxisin debat
  • E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar
  • VIDEO/ Edi Rama hap kamerat gjatë tubimit, qytetarët reagojnë me thirrje: “Jep dorëheqjen!”
  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme