Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Kriza e punëtorëve në Jug, një pastruese paguhet deri në…

Posted on May 10, 2026 by admin

Mungesa e fuqisë punëtore po vazhdon të shqetësojë bizneset turistike në jug të Shqipërisë edhe këtë sezon veror. Hotele, bare dhe restorante në zona si Ksamili, Saranda dhe Dhërmiu po ofrojnë paga gjithnjë e më të larta për të siguruar staf sezonal.

 

Sipas agjencive të punësimit, kërkesa më e madhe mbetet për sanitare, pjatalarëse dhe staf shërbimi, ku pagat arrijnë deri në 1,200 euro në muaj. Përveç pagesës, shumë biznese po ofrojnë edhe akomodim dhe ushqim falas për punonjësit.

 

Në zonat turistike të jugut, pagat për sanitaret variojnë nga 100 mijë deri në 120 mijë lekë në muaj, ndërsa pjatalarëset mund të paguhen deri në 120 mijë lekë. Edhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës kërkohen punonjës për shërbimet në plazh me paga deri në 80 mijë lekë.

 

Agjencitë e ndërmjetësimit raportojnë se ofertat e bizneseve këtë vit janë rreth 20% më të larta krahasuar me sezonin e kaluar, për shkak të mungesës së punëtorëve dhe kërkesës së lartë nga sektori i turizmit.

 

Sipas përfaqësuesve të tregut të punës, shumë gra që më parë emigronin për punë jashtë vendit po zgjedhin tashmë të punojnë sezonalisht në Shqipëri, pasi pagat janë bërë më konkurruese dhe kushtet më të favorshme.

 

Ndërkohë, bizneset po preferojnë kryesisht punonjës vendas, megjithëse një pjesë e kërkesës po mbulohet edhe nga të huajt.

 

Pozicionet më të kërkuara dhe pagat mesatare: • Kamarier: 80,000 – 120,000 lekë/muaj

• Sanitare: 80,000 – 100,000 lekë/muaj

• Kamarier bari: 60,000 – 70,000 lekë/muaj

• Menaxher hoteli: 150,000 – 200,000 lekë/muaj

Post Views: 122

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • SHBA–Paraguaj hyn në histori, ja si u aplikua rregulli i ri i VAR-it
  • Refuzoi të Shiste Kasollen Pas Shitjes së Shtëpisë, Por Askush Nuk E Priste Çfarë Fshihej Brenda
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ndryshojnë nafta dhe benzina
  • Lajm i keq për LDK-në, ndryshojnë llogaritë politike
  • Detaje nga ngjarja e rëndë: Babë e bir ekzekutohen, publikohen emrat

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme