Këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa Nikaj ka ndezur rrjetin me një deklaratë personale që po komentohet kudo në TikTok dhe rrjetet sociale. Në videon e publikuar për 30-vjetorin e saj, ajo u shpreh se vazhdon të jetë beqare dhe ende e virgjër, duke habitur ndjekësit me sinqeritetin e saj.
“Sapo mbusha 30 vjeçe dhe ende jam beqare, por jam krenare për gjithçka kam arritur deri më sot – kam punën që kam ëndërruar, një familje që më mbështet, miq të mirë dhe qetësi shpirtërore”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se shumë shpejt do të publikojë edhe albumin e saj të parë.
Deklarata e saj ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ku disa e kanë përgëzuar për guximin dhe sinqeritetin, ndërsa të tjerë kanë hapur debate të shumta mbi jetën private dhe zgjedhjet personale.