Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Bëhuni gati për kthesën e motit! Ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë dhe ditët e fundit të majit…

Posted on May 22, 2026 by admin

Fundjava dhe ditët e fundit të majit do të karakterizohen nga mot i ngrohtë, temperatura të larta dhe alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë vendin. Reshjet e shiut do të jenë të pakta dhe të përqendruara kryesisht në zonat malore dhe në juglindje.

Meteorologu Hakil Osmani bën të ditur se orët e paradites do të dominohen nga dielli dhe moti i kthjellët, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara shiu.

Sipas parashikimeve, zonat lindore dhe juglindore do të jenë më të prekura nga reshjet, ku herë pas here mund të ketë rrebeshe afatshkurtra deri në 15 minuta, por pa shkaktuar problematika.

Në vijën bregdetare moti pritet të mbetet kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira kalimtare. Vetëm në bregdetin jugor mund të ketë reshje të lehta gjatë orëve të pasdites, si të shtunën ashtu edhe të dielën.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta në të gjithë territorin. Në ultësirën perëndimore maksimumet do të arrijnë deri në 32°C, ndërsa në zonat e tjera do të luhaten nga 28 deri në 31°C. Edhe zonat malore do të përjetojnë temperatura të larta për sezonin, me maksimumet pranë 26°C.

Edhe mëngjeset do të jenë më të ngrohta. Në zonat malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 11-12°C, ndërsa në ultësirën perëndimore dhe përgjatë vijës bregdetare do të luhaten nga 15 deri në 20°C.

E njëjta situatë atmosferike pritet edhe në rajon. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të përfshihen nga temperatura të larta dhe vranësira të herëpashershme. Në Kosovë temperaturat maksimale do të afrohen me 30°C, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi priten temperatura nga 28 deri në 30°C. Në Maqedoninë e Veriut priten më shumë vranësira dhe reshje më të shpeshta gjatë pjesës së dytë të ditës.

Post Views: 54

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Botërori nis me incident për Anglinë, Bellingham dhe shokët mbeten pa pajisje stërvitore
  • BE forcon kontrollet kufitare, çfarë duhet të dinë udhëtarët
  • Skema e re e pensioneve: Gjithçka që duhet të dini
  • SHBA–Paraguaj hyn në histori, ja si u aplikua rregulli i ri i VAR-it
  • Refuzoi të Shiste Kasollen Pas Shitjes së Shtëpisë, Por Askush Nuk E Priste Çfarë Fshihej Brenda

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme