Skip to content

Gjykata e Lartë vendos për Aeroportin e Vlorës, rikthehet kompania e Behgjet Pacollit!

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë kërkesën e biznesmenit Valon Ademi dhe kompanisë së tij lidhur me administrimin e Aeroportit të Vlorës, duke i hapur rrugë rikthimit në projekt të kompanisë së biznesmenit Behgjet Pacolli.

Me vendimin e shpallur sot, Gjykata e Lartë ndryshoi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit në Tiranë, duke hedhur poshtë masën e sigurimit të padisë të kërkuar nga shoqëritë “Vlora International Airport” dhe “ZA Group”.

Më herët, Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi një vendim që i njihte Valon Ademit të drejtën për administrimin e aeroportit, ndërsa kompania e lidhur me Behgjet Pacollin mbetej jashtë procesit të vendimmarrjes.

Përplasja mes palëve kishte sjellë tensione edhe në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku ditët e fundit u raportuan incidente dhe debate mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe përfaqësuesve të kompanisë së Ademit.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e vendimeve të mëparshme të gjykatave të Tiranës dhe rrëzimin e kërkesës për masë sigurimi të paraqitur nga paditësit “Vlora International Airport” SHPK dhe “ZA Group”.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *