Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Nga 15 Qershori: Korsitë MTAG kalojnë vetëm me pagesë elektronike me etiketë

Posted on May 26, 2026 by admin

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore njofton qytetarët se nga data 15.06.2026 do të hyjnë në fuqi ndryshime në funksionimin e sistemit të pagesës në pikat e taksave rrugore.

Sipas njoftimit, korsitë e shënuara për MTAG do të përdoren vetëm nga automjetet që kanë etiketë elektronike për pagesë automatike. Me këto ndryshime, pagesa me MCard nuk do të lejohet më në këto korsi.

Përdoruesit e MCard do të duhet të kalojnë në korsitë e tjera të dedikuara për mënyra alternative pagese në stacionet përkatëse.

Nga NP “Rrugët Shtetërore” apelohet që drejtuesit e automjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore vertikale dhe horizontale, si dhe tabelat elektronike informuese në hyrje dhe brenda stacioneve të pagesës.

Korsitë do të jenë të ndara sipas llojit të pagesës:

  • pagesë elektronike (MTAG / MCARD)
  • pagesë me para në dorë (CASH)

Gjithashtu, qytetarët udhëzohen të ndjekin sinjalizimin për statusin e korsive, ku shigjeta e gjelbër tregon korsinë aktive dhe të hapur, ndërsa shenja e kuqe “X” tregon se korsia është e mbyllur.

Autoritetet paralajmërojnë se mosrespektimi i rregullave dhe përdorimi i gabuar i korsive mund të shkaktojë bllokime në trafik dhe të ndikojë në sigurinë dhe rrjedhshmërinë e qarkullimit.

Ky njoftim synon informimin në kohë të qytetarëve dhe përshtatjen e tyre me sistemin e ri të pagesës rrugore.

Post Views: 45

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • SHBA–Paraguaj hyn në histori, ja si u aplikua rregulli i ri i VAR-it
  • Refuzoi të Shiste Kasollen Pas Shitjes së Shtëpisë, Por Askush Nuk E Priste Çfarë Fshihej Brenda
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ndryshojnë nafta dhe benzina
  • Lajm i keq për LDK-në, ndryshojnë llogaritë politike
  • Detaje nga ngjarja e rëndë: Babë e bir ekzekutohen, publikohen emrat

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme