Një marrëveshje me Iranin mbetet ende e mundur, pavarësisht sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj disa objektivave raketore në jug të vendit, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, forcat amerikane vepruan në vetëmbrojtje, duke goditur një vend lëshimi raketash dhe disa anije iraniane që dyshohet se po përpiqeshin të vendosnin mina në det.
Në fokus mbetet edhe Ngushtica e Hormuzit, të cilën Rubio e ka përshkruar si një pikë strategjike që “do të hapet, në një mënyrë apo në një tjetër”.
Nga ana tjetër, përfaqësues të forcave të armatosura iraniane paralajmëruan se në rast të sulmeve të mëtejshme, përgjigjja e Teheranit do të shtrihet përtej kufijve të rajonit, sipas deklaratave të zëdhënësit Shakarchi.
Situata mes SHBA-së dhe Iran mbetet e tensionuar, me paralajmërime të ndërsjella dhe mundësi të hapura si për përshkallëzim, ashtu edhe për dialog diplomatik.