Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Sazani”, në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:45 një automjet tip “Opel”, i drejtuar nga shtetasi K.D., 45 vjeç, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasja M.C., 21 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, e reja ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale, ndërsa drejtuesi i automjetit po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.