Ka humbur jetën në spital 17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë, pas disa ditësh në gjendje kritike.
I riu ishte dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, pasi u plagos në banesën e 19-vjeçarit Rigels Sylaj, në zonën e Kthesës së Kamzës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur 19-vjeçari dyshohet se po u tregonte shokëve një armë zjarri pa leje. Gjatë manovrimit, arma është shkrepur aksidentalisht, duke plagosur rëndë në kokë 17-vjeçarin.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.