Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

“Zi në botën e artit, shuhet aktori i njohur që la gjurmë me rolet e tij të paharrueshme

Posted on May 28, 2026 by admin

Aktori francez Pierre Deny, i njohur për rolin e tij në serialin e njohur të Netflix “Emily in Paris”, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare, më 26 maj 2026.

Sipas raportimeve, aktori humbi betejën me sklerozën laterale amiotrofike (ALS), e njohur në Francë si sëmundja e Charcot-it. Thuhet se ai e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore dhe kishte luftuar me sëmundjen për rreth tre vite.

Në serialin “Emily in Paris”, Pierre Deny interpretonte personazhin Louis de Léon, drejtor ekzekutiv i kompanisë së modës JVMA, duke qenë pjesë e sezonit të tretë dhe të katërt të produksionit.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri publik vajza e aktorit, Jeanne Deny, përmes një postimi prekës në Instagram. Ajo shkroi se i ati u shua “në paqe dhe pa vuajtje”, ndërsa e cilësoi atë si “mbreti i aktorëve”, duke theksuar se familjarët dhe miqtë qëndruan pranë tij deri në momentet e fundit.

Pierre Deny kishte një karrierë të gjatë dhe të suksesshme prej më shumë se katër dekadash në kinemanë dhe televizionin francez. Gjatë karrierës së tij ai interpretoi në mbi 100 filma dhe seriale, ndërsa ndër projektet më të njohura përmenden filmi “Life Is a Long Quiet River” dhe serialet “Une famille formidable” dhe “Plus belle la vie”.

Post Views: 97

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme
  • Sekreti i një mjeku për uljen e shpejtë të tensionit, nuk kushton asgjë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme