Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit, Gledis Çala, 37 vjeç.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për nxjerrjen e automjetit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Për nxjerrjen e trupit është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, pasi automjeti tip “Renault Megane” ka pësuar dëmtime të shumta. Dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur disa orë më parë dhe është konstatuar më vonë nga kalimtarë të rastit.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Fierit, në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave, shkakut të aksidentit dhe kohës së saktë të ngjarjes.