Sot shënohen katër vite nga ndarja nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj 2022, pas disa javësh qëndrimi në gjendje kritike në spital.
Ai ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë politike dhe një kontribut të rëndësishëm në jetën institucionale të vendit.
Në këtë përvjetor, djali i tij, Ersi Nishani, e ka kujtuar të atin me mesazhe plot mall, dashuri dhe mirënjohje për figurën dhe vlerat që ai përfaqësonte.
“Katër vite mungesë, kujtimesh, krenarie dhe malli që nuk zbehet. Koha kalon, por prania jote mbetet e gjallë në zemrat tona, në fjalët që na ke lënë, në shembullin tënd të qetësisë, dinjitetit dhe dashurisë për familjen dhe vendin”, shkruan ai.
Në mesazhin e tij, Ersi Nishani thekson se për shumë njerëz ai ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ndërsa për të mbetet mbi të gjitha babai, njeriu që i mësoi me shembull vlerat e përgjegjësisë, karakterit dhe përulësisë.
“Sot të kujtojmë me mall, mirënjohje dhe dashuri të pafund.”