Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e ndodhur pasditen e së enjtes në bregdetin e Shëngjinit, ku dy të rinj humbën jetën pasi u përballën me dallgët e fuqishme të detit.
Sipas informacioneve paraprake, tre persona të tjerë janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në këtë segment të bregdetit nuk kishte kullë vrojtimi apo personel të shpëtimit në momentin e incidentit. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa viktimat dyshohet se janë shtetas nga Kosova.