Skip to content

Gjykata merr vendim ndaj Albin Kurtit, publikohen detajet

LVV dhe Albin Kurti gjobiten me 5,100 euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se është pranuar si e bazuar ankesa e paraqitur më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe liderit të saj, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të IKD-së, organi përgjegjës ka vendosur t’i shqiptojë LVV-së dhe Kurtit një gjobë prej 5,100 eurosh për shkelje të rregullave që ndalojnë përfshirjen e fëmijëve në aktivitete të natyrës zgjedhore.

Vendimi parashikon gjithashtu që shuma e gjobës të paguhet brenda 15 ditëve, në përputhje me afatet ligjore.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, deklaroi se institucioni do të vazhdojë të mbrojë dhe promovojë të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë te mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

“Me shtetin ligjor dhe mbrojtjen e fëmijëve nuk ka kompromis”, është shprehur Miftaraj, duke theksuar se llogaridhënia duhet të vlejë për të gjithë, pa dallim pozite apo funksioni politik.

Published inNews Shqip