Skip to content

Ndalimi i këngëtarit shqiptar, zbardhen detajet e ngjarjes

Këngëtari nga Fieri, Erind Xhaferi, është ndaluar në flagrancë nga efektivët e Policisë së Fierit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative lidhur me një rast të dyshuar për përndjekje dhe kryerje të veprimeve të turpshme ndaj disa vajzave të mitura.

Sipas informacioneve paraprake, të miturat dyshohet se kanë qenë në vëmendjen e personit të dyshuar dhe se janë ndjekur në mënyrë të përsëritur.

Raportohet se vajzat kanë njoftuar Policinë përmes një telefonate, pas së cilës shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur verifikimet në terren. Pas ndërhyrjes së uniformave blu, i dyshuari është ndaluar dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet procedurale.

Sipas të dhënave paraprake, Xhaferi dyshohet për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.

Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

I dyshuari gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Published inNews Shqip