Ky është momenti kur efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 36-vjeçari Edison Adri, transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari në Maliq.
Adri u plagos gjatë kryerjes së detyrës, teksa së bashku me kolegun e tij Enea Mekolli, i cili humbi jetën në këtë operacion, po punonin për lokalizimin e autorit në zonën e Lozhanit.
Sipas informacioneve të fundit, gjendja shëndetësore e Edison Adrit është e stabilizuar, megjithatë ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës.
Burime mjekësore bëjnë me dije se efektivi ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e nofullës. Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet nën kujdes intensiv dhe se parametrat jetësorë janë stabilizuar, ndërsa po përgatitet për operacion.