Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

I dënuari ndërron jetë në spitalin e burgut në Shqipëri, zbardhen detaje

Posted on June 5, 2026 by admin

Një shtetas i dënuar me 25 vite burg është gjetur i vetëvarur këtë të enjte në ambientet e tualetit të dhomës së akomodimit në Qendrën Spitalore të Burgjeve, ku po trajtohej për probleme të shëndetit mendor.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se në QSB është konstatuar i pajetë shtetasi F.Q., 47 vjeç, i dënuar me 25 vite burgim me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të formës së prerë që prej vitit 2007, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

I dënuari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte diagnostikuar me skizofreni. Ai ndiqej në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimet shëndetësore të sistemit penitenciar dhe trajtohej me mjekim të specializuar.

Gjatë periudhës 2022–2026, ai ishte shtruar disa herë në Spitalin e Burgjeve, ndërsa shtrimi i fundit ishte më 28.05.2026.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:50 është konstatuar vetëvarja e tij në ambientin e tualetit të dhomës së akomodimit. Menjëherë pas njoftimit, personeli i sigurisë dhe ai shëndetësor kanë ndërhyrë, por është konstatuar se vdekja kishte ndodhur më herët.

Pak më parë, rreth orës 16:20, i dënuari ishte vizituar nga personeli shëndetësor, ndërsa gjatë intervalit deri në konstatim është kryer monitorimi sipas procedurave përkatëse.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe ka garantuar bashkëpunim të plotë me institucionet përgjegjëse.

Post Views: 49

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme
  • Sekreti i një mjeku për uljen e shpejtë të tensionit, nuk kushton asgjë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme