Tragjedi në Vlorë: Një grua e re humb jetën, zbardhen dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë: 28-vjeçarja humb jetën, hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, ku një 28-vjeçare ka rënë nga ballkoni i një pallati në zonën e Lungomares.

Për shkak të dëmtimeve të marra nga rënia, e reja u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët luftuan për t’i shpëtuar jetën. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit.

Viktima, e identifikuar me inicialet A.B., ishte nënë e dy fëmijëve.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë disa pista. Sipas informacioneve paraprake, po verifikohet edhe mundësia që 28-vjeçarja të jetë hedhur vetë nga lartësia. Burime pranë familjes kanë bërë me dije se ajo kohët e fundit kishte shfaqur probleme emocionale dhe shenja depresioni.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një veprim të qëllimshëm. Ndërkohë, policia po merr dëshmi nga banorë të zonës dhe persona që mund të kenë informacion mbi rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *