Parashikimi i motit për sot
Gjatë ditës së sotme, vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke favorizuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, qielli do të mbetet kryesisht i pastër, ndërsa në zonat malore të lindjes priten vranësira të pakta dhe kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej rreth 8 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, priten intensifikime të erës deri në 17 m/s.
Sa i përket kushteve në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë.











Leave a Reply