Non Grata” për Berishën hiqet apo mbetet? SHBA sjell zhvillim të ri që ngre pikëpyetje

Në një atmosferë festive dhe simbolike, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë organizoi një pritje me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. E Ngarkuara me Punë, VanHorn, vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe sakrificat e atyre që kanë kontribuar në lirinë dhe demokracinë.

Eventi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë përfaqësues nga politika, media, akademia dhe shoqëria civile. Ajo që u vu re ishte mungesa e kryetarit të PD, Sali Berisha, ndërsa të pranishëm ishin disa drejtues të tjerë të kësaj force politike.

Sipas raportimeve, Berisha nuk ka marrë ftesë zyrtare nga ambasada amerikane. Edhe pse është lejuar më herët të udhëtojë drejt SHBA-së, vendimi “Non Grata” i vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit vijon të jetë në fuqi.

Në fjalën e saj, VanHorn falënderoi autoritetet shqiptare, trupin diplomatik dhe të ftuarit e pranishëm, duke e cilësuar 250-vjetorin e SHBA-së si një moment historik me rëndësi të veçantë.

“Më 4 korrik 1776, një grup vizionarësh amerikanë i deklaruan botës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe kërkimin e lumturisë. Për 250 vjet, këto ideale kanë frymëzuar jo vetëm amerikanët, por edhe popujt që kanë aspiruar të jetojnë të lirë”, u shpreh ajo.

Diplomatja amerikane vlerësoi gjithashtu rrugëtimin e Shqipërisë nga izolimi dhe diktatura drejt demokracisë dhe integrimit euroatlantik, duke e cilësuar atë si një nga historitë më të rëndësishme të suksesit në kohët moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *