Sipas një studimi që përfshiu 100 të moshuar, u vu re se ata që flinin rreth 8 orë në natë shfaqnin funksionim më të mirë të trurit.
Nga ana tjetër, u evidentua se personat që flinin më pak se pesë orë e gjysmë kishin rënie në aftësitë njohëse. Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate mund të ndikohen edhe nga faktorë të tjerë, si mosha, gjinia dhe prania e sëmundjeve neurodegjenerative, përfshirë Alzheimerin.