Skip to content

Tragjedi familjare: 25-vjeçari vret kushëririn pas një sherri

Një person është vrarë nga kushëriri i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “Mollaj” të Rrogozhinës, ku 25-vjeçari Meklan Meçe dyshohet se ka vrarë me thikë kushëririn e tij 60-vjeçar, Rrapush Memolla.

Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes tyre për motive të dobëta është përshkallëzuar në dhunë, ku i dyshuari ka përdorur një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar viktimës plagë fatale.

Gjatë përplasjes, edhe i dyshuari ka pësuar një dëmtim të lehtë në dorë. Policia ka reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ndërkohë, hetimet nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Published inNews Shqip