Dea Mishel bën sërish bujë në rrjet, ironizon Edi Ramën me një postim viral
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Dea Mishel, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një reagim që lidhet me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ajo publikoi një koment humoristik të lënë nga një ndjekës gjatë një transmetimi live të Ramës. Komenti, i cili u bë menjëherë viral, përfshinte edhe një referencë ndaj bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama.
“A ka njeri numrin e Lindës? Duhet t’i them të fshehë karikuesin e telefonit, se po na lë pa fund me videot live”, shkruhej në komentin që Dea zgjodhi të ndajë me ndjekësit e saj.
Mbi fotografinë e publikuar, ajo shtoi edhe një mesazh tjetër me nota ironike: “Po e postoj para se të zhduket edhe ky koment”.
Postimi ka tërhequr reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar me humor dhe kuriozitet lidhur me deklaratën e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Dea Mishel shpreh publikisht mendimet e saj për figurat politike apo temat që bëjnë bujë në vend. Megjithatë, këtë herë reagimi i saj ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të tonit ironik dhe përfshirjes së emrit të Linda Ramës në postim.
