Skip to content

Ministri Toni Gogu zbulon arsyen pse Rama u tërhoq nga kërkesa për dialog me protestuesit

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, hodhi poshtë kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

Gogu theksoi se qeveria ka marrë mandatin e saj nga zgjedhjet e 11 majit dhe se detyra e kryeministrit është të qeverisë vendin në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Gjatë debatit në studio, gazetari Ylli Rakipi vuri në dukje se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit dhe i qeverisë, duke e cilësuar këtë si një kusht të panegociueshëm.

Në përgjigje, Toni Gogu deklaroi se vendimi për qeverisjen e vendit është marrë tashmë nga qytetarët në zgjedhjet e fundit.

“Populli foli më 11 maj dhe përcaktoi se kush do ta drejtojë Shqipërinë. Detyra e kryeministrit është të qeverisë dhe të dëgjojë qytetarët. Ai ka zhvilluar takime të shumta në terren, përfshirë edhe me banorët e Zvërnecit, duke i ftuar të dialogojnë për çështjet konkrete”, u shpreh ministri.

I pyetur nëse qeveria ka shqyrtuar ndonjëherë mundësinë e dorëheqjes përballë protestave, Gogu u përgjigj prerazi se një skenar i tillë nuk është diskutuar.

“Dorëheqja nuk është pjesë e rregullave të lojës. Mandati është dhënë nga qytetarët dhe ne do të vazhdojmë të qeverisim sipas tij”, deklaroi ai.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *