Skip to content

Tragjedi e rëndë: Dy fëmijë të mitur gjenden pa shenja jete në automjet

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Francën, ku dy fëmijë të vegjël, 2 dhe 4 vjeç, humbën jetën pasi u gjetën pa shenja jete brenda një automjeti.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, ngjarja ndodhi në qytetin Carpentras, ku të miturit u zbuluan në makinën e familjes gjatë mesditës së sotme. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa dyshohet se temperaturat ekstreme mund të kenë qenë një faktor vendimtar në këtë tragjedi.

Burimet bëjnë me dije se fëmijët ndodheshin pranë automjetit pasi nëna e tyre ishte kthyer nga pazari. Hetimet paraprake sugjerojnë se ata mund të kenë hyrë në makinë pa u vënë re nga familjarët.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe tentuan t’i rikthenin në jetë, por fatkeqësisht përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.

Ngjarja vjen në një periudhë kur Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti. Autoritetet kanë shpallur alarm të kuq në dhjetëra departamente të vendit, ndërsa temperaturat ekstreme po prekin pjesën më të madhe të territorit francez.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *