Reshjet e dendura të shiut që përfshinë pasditen e sotme juglindjen e Shqipërisë kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore.
Si pasojë e motit të keq, janë regjistruar rrëshqitje dherash në rrugën Maliq–Gramsh, pranë zonës së njohur si Shkëmbi i Dobërçanit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Menjëherë në terren kanë ndërhyrë mjetet e Bashkisë Maliq, së bashku me kompanitë e kontraktuara, të cilat po punojnë për largimin e materialeve të rëna dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.
Ndërkohë, autoritetet apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, pasi reshjet intensive mund të sjellin rreziqe të tjera në segmentet rrugore të prekura.


Be First to Comment