Skip to content

Kryeministri reagon ashpër, zbardhen detaje nga deklarata e tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën që po zhvillohet sot në Tiranë, ku që prej orës 12:00 mijëra qytetarë janë mbledhur për të marrë pjesë në tubim.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka komentuar lëvizjet e protestuesve që, sipas pamjeve, hyjnë dhe dalin nga selia e Partisë Demokratike.

“Studentët në Universitetin e Dhunës, e shtunë, 24/10/2026, ora 15:30”, shkruan kryeministri në përshkrimin e videos së shpërndarë.

Më herët, edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kishte ngritur akuza ndaj protestuesve, duke pretenduar se ata furnizohen me molotovë në selinë e PD-së për t’i përdorur kundër forcave të policisë.

Deri më tani, këto deklarata janë qëndrime të shprehura nga përfaqësuesit e mazhorancës lidhur me zhvillimet gjatë protestës.

Published inNews Shqip