Skip to content

Ngjarje e rëndë! Të shtëna me armë, raportohet për një të plagosur

25-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Durrësit, policia nis hetimet

Një i ri 25-vjeçar është paraqitur i plagosur në Spitalin e Durrësit, duke vënë në lëvizje autoritetet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se incidenti ka ndodhur në zonën e Sukthit, ndërsa i riu ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Ndërkohë, në një tjetër ngjarje të rëndë të regjistruar në qarkun e Durrësit, një konflikt mes dy vëllezërve në fshatin Agonas të Kavajës përfundoi tragjikisht me humbjen e jetës së një 74-vjeçari.

Sipas policisë, gjatë një konflikti të ndodhur në një arë, 76-vjeçari Muhamet Rreshka dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshka. I plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar u kap dhe u shoqërua nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *