Rama ironizon një komentues në rrjetet sociale: “Edhe qorr, edhe llapë…”
Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në rrjetet sociale lidhur me komentet që janë bërë për nismën “Paketa e Maleve”, duke ndarë me ndjekësit një prej mesazheve që, sipas tij, ishte publikuar nga një llogari e rreme.
Në komentin e shpërndarë, një përdorues i shkruan: “Edi Rama, unë jam me Facebook fallco, por në karakter jam origjinal.”
Rama iu përgjigj me ironi, duke publikuar komentin të vendosur në qafën e një korbi dhe duke shkruar:
“Po, shumë origjinal… Ahahah! Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center.”
Përmes kësaj replike, kryeministri vijoi ironitë e tij ndaj kundërshtarëve politikë, duke përsëritur akuzat se profile të rreme në rrjetet sociale përdoren për sulme dhe komente kundër nismave të qeverisë.
Debatet për “Paketën e Maleve” kanë vazhduar edhe në rrjetet sociale, ku mbështetës dhe kritikë të projektit kanë shkëmbyer qëndrime të ndryshme.


Be First to Comment