Skip to content

Alarmi i meteorologes: Stuhia nuk ka mbaruar, i gjithë vendi mbetet në rrezik

Stuhitë nuk kanë përfunduar ende. Pas motit të ashpër që goditi jugun e Shqipërisë mbrëmjen e 21 korrikut, meteorologët paralajmërojnë se ditët në vijim do të sjellin sërish reshje intensive, erëra të forta dhe stuhi lokale në shumë zona të vendit.

 

Meteorologia Tanja Porja bëri të ditur se gjatë ditës së premte priten stuhi afatshkurtra në pothuajse të gjithë territorin shqiptar. Sipas saj, këto fenomene janë të vështira për t’u parashikuar me saktësi, pasi krijohen nga qeliza atmosferike që zhvillohen mbi zona të caktuara dhe mund të shkaktojnë reshje shumë intensive brenda pak minutash.

 

Zonat që konsiderohen më të ekspozuara janë Tirana, Durrësi, Fushë-Kruja, Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Erseka, Devolli, Përmeti dhe Gjirokastra, megjithëse rreziku shtrihet në të gjithë vendin.

 

Sipas meteorologes, stuhitë zgjasin zakonisht 20 deri në 40 minuta, por gjatë kësaj kohe mund të sjellin sasi të mëdha reshjesh, erëra me shpejtësi të lartë dhe probleme të përkohshme në zonat e prekura.

 

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për zhvillimin e motit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *