Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Pakistanin në orët e para të së shtunës, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Lëkundja sizmike u regjistrua në orën 03:06 sipas kohës lokale. Epiqendra ndodhej rreth 63 kilometra në veri-verilindje të qytetit të Barkhanit, ndërsa thellësia e tërmetit ishte rreth 10 kilometra.
Tërmeti është ndjerë në disa zona të vendit, duke shkaktuar panik te banorët. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.
Institucionet përgjegjëse vijojnë të monitorojnë situatën dhe aktivitetin sizmik në zonë, ndërsa ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.

Be First to Comment