Skip to content

Tërmet në Shqipëri, zbulohet epiqendra e lëkundjeve

Një lëkundje sizmike është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në zonën e Komunës së Sinjës, në Bashkinë e Beratit.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti kishte magnitudë 3.3 të shkallës Rihter dhe është regjistruar rreth orës 14:43, me një thellësi fokale prej 5 kilometrash.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Gjithashtu, autoritetet nuk kanë njoftuar për probleme të shkaktuara nga lëkundja sizmike, ndërsa situata paraqitet e qetë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *