Sipas rrëfimit të vajzës, familja e saj po përpiqet ta martojë me mblesëri me një burrë 16 vite më të madh në moshë. Ajo thotë se ndodhet në një situatë të rëndë emocionale dhe ndihet nën presion.
“Përshëndetje lexues! Jam 19 vjeçe dhe po kaloj një periudhë shumë të vështirë. Familja ime dëshiron të më martojë me një burrë që është 16 vite më i madh se unë. Ai jeton në Australi dhe bashkëshortja e tij e parë ka ndërruar jetë. Babai im është i bindur se kjo është zgjedhja e duhur për mua, por unë nuk e dua këtë martesë.
Edhe pse jemi shpërngulur në qytet, familja ime vazhdon të ketë të njëjtin mentalitet. Ndihem e pafuqishme dhe e dëshpëruar, pasi askush nuk po e merr parasysh mendimin tim. Kjo situatë po ndikon rëndë në gjendjen time psikologjike,” rrëfen ajo.

Be First to Comment