Skip to content

Sinoptikania Porja zbulon kur do të bien temperaturat në Shqipëri

Shqipëria po përjeton ditët më të nxehta të kësaj vere, por sipas sinoptikanes Lajda Porja, një ndryshim i motit është në horizont. Në një lidhje direkte për Ora News, ajo bëri të ditur se temperaturat e larta do të nisin të bien gradualisht duke filluar nga mesi i javës.

Sot, termometri pritet të arrijë deri në 40 gradë Celsius në qarqe si Shkodra dhe Elbasani, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit moti do të vijojë të jetë përvëlues.

Sipas Porjas, të martën dhe të mërkurën do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave, me rreth 0.5 deri në 1 gradë, duke mbetur gjithsesi në vlera të larta prej 38–39 gradësh.

Ndryshimi më i ndjeshëm pritet të vijë të enjten, kur temperaturat do të bien me 4 deri në 5 gradë. Nga ajo ditë e në vijim, ato do të stabilizohen në rreth 33–34 gradë Celsius, duke sjellë kushte më të favorshme për qytetarët.

Parashikimi tregon gjithashtu se nga e enjtja deri në fundjavë do të ketë reshje shiu kryesisht gjatë orëve të pasdites, veçanërisht në zonat lindore të vendit. Nën rrezikun e rrebesheve do të jenë Tirana, Elbasani, Librazhdi, Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena.

Ndërkohë, bregdeti do të mbetet kryesisht me mot të kthjellët, me mundësi për reshje të izoluara vetëm në zonën e Velipojës.

Paraditet do të vijojnë të jenë me diell dhe temperatura të larta, ndërsa pas orës 15:00–16:00 pritet shtim i vranësirave dhe zhvillim i reshjeve në shumë pjesë të territorit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *