Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Evropiano-Mesdhetare për Sizmologji (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth orës 09:46, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 6 kilometra në jugperëndim të Leskocit, në një thellësi prej 5 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Kosovës, si edhe në zonat përreth në territorin e Serbisë. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Be First to Comment