Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz dhe dy mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor.
Nga informacionet e para dyshohet se aksidenti është shkaktuar pasi drejtuesi i automjetit tip Mercedes-Benz ka ndërprerë rrugën, duke sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Hetimet për ngjarjen janë në vijim.

Be First to Comment