Grupi hetimor vijon të hetojë shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa dyshimi kryesor mbetet se drejtuesi i mjetit, 36-vjeçari Redion Hasimi, mund të ketë pësuar arrest kardiak në momentin e drejtimit të automjetit.
Sipas burimeve hetimore, ky dyshim mbështetet në faktin se automjeti nuk ka lënë shenja frenimi dhe drejtuesi nuk ka tentuar të ndalojë përpara përplasjes. Megjithatë, shkaku i saktë i ngjarjes pritet të përcaktohet vetëm pas ekspertizës mjekoligjore.
Nga verifikimet e kryera rezulton se 36-vjeçari udhëtonte pothuajse çdo ditë në itinerarin Tiranë–Berat dhe anasjelltas.
Po ashtu, kontrollet e Policisë Rrugore kanë treguar se ai nuk po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Në segmentin ku ndodhi aksidenti kufiri i shpejtësisë është 100 km/h, ndërsa automjeti dyshohet se po lëvizte me rreth 110 km/h.
Autoritetet bëjnë me dije gjithashtu se drejtuesi i mjetit nuk rezultonte me shkelje të mëparshme të Kodit Rrugor dhe nuk ishte i njohur si drejtues problematik. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.

Be First to Comment