Policia ka dhënë detaje zyrtare për aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Lin–Pogradec, duke konfirmuar se drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Fillimisht u raportua se shoferi ishte transportuar me urgjencë në spital, por më vonë autoritetet bënë të ditur se ai nuk arriti t’i mbijetonte dëmtimeve.
Sipas informacioneve paraprake, 32-vjeçari Amarildo Islamaj, banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me barrierat anësore.
Në njoftimin zyrtar, policia thekson se si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit humbi jetën në spital, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Hetimet për aksidentin fatal janë në vijim.

Be First to Comment